zoom

Aktualitet

Grabiti një vajzë dhe tentoi ta përd*unonte, arrestohet 33-vjeçari, fshihej në një shpellë në Lezhë

Policia në Lezhë ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili një javë më parë kishte grabitur me dhunë një vajzë dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale më parë.

Për ngjarjen e rëndë që daton më 7 mars, Valentin Kovaçi ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, forcat e së cilës bënë edhe arrestimin e tij, teksa e gjetën të fshehur në një shpellë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cave”. Në kuadër të operacionit, në zonën e Kalasë së Lezhës, në një guvë (shpellë), në të cilën fshihej për t’ju shmangur Policisë , u kap dhe u vu në pranga shtetasi Valentin Kovaçi, 33 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një shtetase 30 vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës , me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, informon policia.

Në cilësinë e provës materiale atij i janë sekuestruar edhe një portofol dhe dy telefona celularë, të dyshuar si të vjedhur.