Aplikacion
Nisur nga këto video të publikuar në rrjetet sociale, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, për shkelje disiplinore.
Teksa Elbasani vuan prej kohësh përplasjen mes bandave duke u kthyer në një nga qytetet me kriminalitetin më të lartë në vend, gjyqtarja Enkeleda Kapedani, shfaqej në “Tik Tok” duke dëgjuar këngë “Mafia, Mafia, Jam Mafia” apo edhe këngë që promovojnë përdorimin e armëve të zjarrit.
Kapedani reagoi duke thënë se nuk i ka publikuar ajo video pasi nuk ka “Tik Tok”, ndërsa thekson sipas saj, se videot janë publikuar me qëllim dashakeqës për të dëmtuar imazhin e saj si gjyqtare. Lidhur me këtë incident të pazakontë, ka reaguar ashpër edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila ka kërkuar që KLGJ të bëjë një verifikim të thellë ndaj saj, si dhe për pasurinë që ka Enkeleda Kapedani.
Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni ShahI