Aplikacion
Beqaj zbriti nga makina i shoqëruar dhe i prangosur dhe më pas u fut në ambientet e brendshme të Kryesisë së Kuvendit, për t’u marrë në pyetje nga deputetët e komisionit për “sterilizimin”.
Në nisje të komisionit, ish-ministri kërkoi që deklaratën e tij ta bëjë prezantim me PowerPoint, por kërkesa e tij u hodh poshtë nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi.
Ilir Beqaj: Nga deputetët e komisionit, shpesh është thënë për të informuar publikun. Dua të ilustroj me zë, figura, numra atë që do të them në deklaratë.
Albana Vokshi: Do ju lutesha pa humbur kohë, do të doja që të kalojmë te deklarata paraprake dhe sa më konçize. Nuk është legjitime me “Power Point”, t’i bëjë në gjykatë dhe jo këtu. Vetëm dëshmi, është komision hetimor. “Power Point” këtu nuk lejohet.
Plarent Ndreca: Ti nuk flet dot në emër të komisionit. Kërkesa e bëra nga Beqaj nëpërmjet avokatit të tij. Qëllimi juaj të merresh me individët.
Albana Vokshi: Beqaj ta lexojë deklaratën e tij.
Plarent Ndreca: Ti nuk flet dot në emër të komisionit. Kërkesa e bëra nga Beqaj nëpërmjet avokatit të tij. Qëllimi juaj të merresh me individët.
Ish-ministri i Shëndetësisë është nën hetim nga SPAK për dy dosje. Një atë të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK.
Hetimit parlamentar për sterilizimin i mbaron afati të enjten dhe demokratët kërkojnë shtyrjen e afatit.
Ndërkohë dje dëshmoi për 5 orë në komision Ilir Rrapaj, biznesmeni që fitoi kontratën koncesionare për sterilizimin e pajisjeve spitalore.
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”