zoom

Bota

(VIDEO) Iu rrëzua helikopteri, ministri noton 12 orë për të dalë në breg

Ministri i Policisë së Madagaskarit, Serge Gelle ka notuar 2 orë për të arritur në breg, pasi helikopteri i tij u rrëzua në det.

Ngjarja ka ndodhur të marten, teksa mësohet se ministri është në gjendje të mirë shëndetësore.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se Serge Gelle ishte një nga dy të mbijetuarit. Dy persona të tjerë, një xhandar dhe piloti, gjithashtu xhandar janë ende të zhdukur dhe dyshohet se kanë humbur jetën.

Sekretari i Shtetit që mbijetoi dhe xhandari u gjetën larg e larg nga banorët vendas në plazhin në Mahambo, rreth 75 km në veri të Toamasina, qyteti kryesor port në Madagaskarin lindor, tha drejtori i autoritetit detar, Jean-Edmond Randrianantenaina.

Ai tha se të dy burrat “kishin qenë larg njeri-tjetrit në det. Nuk ishin bashkë”. Shpëtuesit e ushtrisë gjetën edhe rrënojat e helikopterit në fund të detit.

Gelle u shpëtua nga njerëzit. Ndërkohë që në një video të postuar në rrjetet sociale ministri shkruajti: “Nuk kam vdekur akoma, falë Zotit”.