zoom

Lajme

VIDEO/ India ndërpret kontratën me Armando Sadikun pas gjestit të pahijshëm në fushë

VIDEO/ India ndërpret kontratën me Armando Sadikun pas gjestit të pahijshëm në fushë

Në Indi nuk ka pasur “mëshirë” për Armando Sadikun, kjo pas festës së tij të tepruar përpara disa ditësh, kur i tregoi organin gjenital kundërshtarëve pasi shënoi.

Klubi i tij, Goa, ka marrë vendimin për t’i ndërprerë menjëherë kontratën sulmuesit shqiptar, duke e lënë atë pa skuadër.

Sadiku u afrua te Goa në verën e kaluar. Prej thuajse dy vitesh është pjesë e futbollit indian.

33-vjeçari la shenjën e tij te Goa. Ish-lojtari i Kombëtares shënoi dhjetë gola dhe asistoi dy të tjerë, ndërsa mori minuta në 24 ndeshje.