zoom

Slider

VIDEO | Habit avokatja Eva Buzo, niset me not nga Otranto në Vlorë

Atletja me origjinë shqiptare, Eva Buzo, nisi sot misionin e saj të guximshëm për të mbërritur në Shqipëri, duke notuar nga Otranto në Vlorë.

Për shumë lexues do të duket një çmenduri, por avokatja ka vendosur të sfidoj veten.

Edhe pse me profesion avokate e suksesshme në Australi, Eva Buzo ka zgjedhur të bëjë histori me pasionin e saj duke notuar nga perëndimi në lindje, për të mbërritur në plazhin e Vlorës.

Eva ka lindur në Australi dhe lidhja që ka me Shqipërinë është shumë e fortë edhe pse nuk flet shqip, ajo ka thënë se ngrohtësia që i kanë dhënë të afërmit ka bërë që të ketë këtë lidhje speciale me atdheun e saj.

Me profesion juristë Buzo ka nisur të shkuajë historinë sot, pasi do të bëje 91 kilometra për të arritur me not në bregun shqiptar.

Kjo është sfida më e madhe që ajo ka ndërmarrë pasi e fundit që ka bërë ka qenë 80 kilometër dhe ka zgjatur diku te 26 orë. /zoom.al/