zoom

Aktualitet

Video e re e atentatit ndaj Klajdi Prendi, qëllohet me breshëri plumbash brenda G Class

Dalin pamjet e reja nga atentati mafioz ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Klajdi Prendi. Në video duket qartë momenti kur djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili sapo kishte dalë nga lokal, hipën në makinën e tij tip “G Class” parkuar pranë stacionit të autobusit.

Mjeti tip “Audi” i atentatorëve i ka ardhur përballë dhe më pas iu është afruar paralel nga ku është qëlluar 7 herë në drejtim të viktimës.

Ka dyshime se autori ka përdorur armë me silenciator pasi të shtënat nuk janë dëgjuar. Sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, shokët e 28-vjeçarit kanë dalë me vrap nga lokali për t’i ardhur në ndihmë të riut.

Ata e hipën në makinë Klaudio Prendin dhe u nisën drejt Spitalit të Traumës, por i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Pas atentatit autorët janë larguar në drejtim të Farkës ku kanë djegur mjetin, targat e të cilit rezultonin të mbivendosura greke.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)