zoom

Slider

VIDEO | Borussia Dortmund mposht Chelsea-n, Benfica buzëqesh në Brugge

Në ndeshjen e parë të 1/16 të Champions League Borussia Dortmund arriti një fitore emocionuese.

Verdhezinjtë mposhtën 1-0 Chelsea-n në një ndeshje me shumë raste, ku protagonist ishin portierët.

Goli i Adeyemi në minutën e 63-të ishte vendimtar për Borussia-n, që hedh një hap drejt turit tjetër.

Në ndeshjen tjetër Benfica arriti një fitore në Belgjikë me shifrat 2-0 ndaj Club Brugge. Golat e Joao Mario (51′) dhe David Neres (88′) vendosën ndeshjen. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 7 mars. /zoom.al/