zoom

Lajme

VIDEO/ Atalanta fiton trofeun e parë evropian, Gjimshiti ngre lart kupën. Detaje dhe reagime

Atalanta vë në jetë një mrekulli të vërtetë, për herë të parë në histori fiton një trofe evropian, fiton Europa League, duke thyer në finale të pamposhturit e Bayer Leverkusen.

Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti ngriti në qiellin e Dublinit këtë trofe unik për ekipin italian, një arritje e madh edhe për futbollin shqiptar, të shihje Gjimshitin me trofeun në duar ishte një kënaqësi e veçantë.

Pas 51 ndeshjesh, Leverkusen bie më në fund, por bie pikërisht atëherë kur nuk duhej,  por ky fakt nuk e zbeh aspak atë që Xhaka me shokë kanë bërë këtë sezon. Në këtë finale kishte një protagonist absolut, Lookman, me sulmuesin nigerian që zhvilloi ndeshjen e jetës duke realizuar një “tripletë” golash.

Atalanta nuk e diskutoi për asnjë moment suksesin në finale, duke marrë menjëherë kontrollin e lojës, ndërsa në minutën e 12-të, Lookman me shumë zgjuari, përfitoi nga një top në zonë duke dërguar bergamaskët në avantazh. Në të 26-të, nigeriani ishte spektakokar, ku me një goditje të bukur nga jashtë zonë dyfishoi shifrat.

Leverkusen e kishte të vështirë të rikthehej në lojë, ndërsa për të “vrarë” sfidën mendoi sërish Lookman që me një “predhë” të vërtetë brenda në zonë trefishoi shifrat duke i dhuruar Atalantës trofeun e Europa League.

Me Kupën në duar, Gjimshiti dërgoi në delir popullin bergamasak. Ky sukses i Atalantas u festua në të gjithë Italinë, festuan mediat, por mbi të gjithë u festa gjatë në rrugët e Bergamos. /ZOOM.AL/

Ky është vetëm fillimi pasi Atalanta në ka lojë edhe dy trofe të tjerë, finalen e Superkupës kundër fituesit të Champions League dhe Uefa-Conmebol Club Challenge ku do të përballet me fituesit e Kupës në Amerikën jugore.