zoom

Lajme

VIDEO/ Analiza brenda shtëpisë: Ja kush do jenë 4 finalistët e “Big Brother VIP”…

Teksa po qëndronin së bashku, aktori Julian Deda, Graciano Tagani dhe Françeska Murati kanë analizuar lojën e banorëve të “BBV”, duke treguar se cilët janë konkurrentët më të fortë në këtë shtëpisë që mund të shkojnë në finale.

Sipas Julit, Roza Lati është një lojtare shumë e fortë e cila nuk bën një lojë me ofendime por ka argumenta shumë të saktë dhe për këtë gjë moderatorja pëlqehet nga publiku. Nga ana tjetër Graciano tregoi se në finale shikon Julin, Egla Cenon dhe Romeo Veshaj, duke mos qenë i bindur për finalistin e katërt.

“Jetmirin nuk e shikoj fare në këtë moment që është. Nëse Roza ka karakter të fortë, pikëpyetje”, u shpreh Juli.

Pjesë nga biseda:

Juli: Roza mendoj se është një lojtare interesante dhe mua me duket e fortë. E fortë sepse është e veçantë dhe pëlqehet për këtë gjë. Ndoshta Roza nuk bën një lojë të sofistifikuar, por analizat i ka shumë të sakta.

Françeska: Po Roza nuk e shet veten, nuk është banale.

Graciano: Unë Juli në finale shikoj ty…

Juli: Përveç meje, më heq mua.

Graciano: Ti Romeo dhe Egla është e sigurtë në çdo gjë që kemi parë.

Françeska: Ne po themi mendimet tona, jo të publikut.

Graciano: Mendoj që këta janë të sigurtë.

Juli: Jetmirin nuk e shikoj fare në këtë moment që është. Nëse Roza ka karakter të fortë, pikëpyetje. /ZOOM.AL/