zoom

Aktualitet

Video/ “Air Albania” pezullon fluturimet, shqiptarët e ngujuar në aeroportin turk prej tre ditësh

Shqiptarët që kanë zgjedhur të fluturojnë me kompaninë “Air Albania” po përjetojnë ditë tmerri.

Qindra shqiptarë dhe jo vetëm, tregojnë se janë ngujuar në aeroportin e Stambollit prej shumë orësh dhe ditësh, pasi kompania turko-shqiptare ka anulluar dhe shtyrë fluturimet me Shqipërinë.

Qytetarët tregojnë po presin prej 13 orësh në aeroport, por ka dhe nga ata që kanë tre ditë aty, si pasagjerët tranzitë nga SHBA.

Ata e quajnë torturë papërgjegjshmërinë e linjës së fluturimit, duke fajësuar qeverinë shqiptare.

Denoncimi 1:

Pershendetje si jeni? Jemi ne aeroportin e Stambollit kishim udhetimin ne oren 23:35. E shtyne per ne oren 4:30. Pastaj na than qe do niset ne oren 8:00. Kurse tani ska informacion fare. U tortueuam dhe ste jep njeri informacion. Me Air Albanian. Jemi ne turqi. Kemi 13 ore. Ka njerez qe kan tre dit

Denoncimi 2:

Pershendetje joq!Jemi me shume se 150 qytetare shqiptare qe kemi ngel prej 2 ditesh ne aeroprtin Ataturk ne Stamboll.Ketu ka femije te vegjel gra pleq.Askush sna jep pergjigje apo zgjidhje.Air albania qe ka udhetimim nuk na pergjigjet.Ju lutemi bejen publik lajmi me shprese se do na ndihmoni.Pergjegjese per kete situate eshte Air albania dhe MIE. Keta te gjithe jane shqiptare. Vec e shtyjne e shtyjne pa shpjegim

Denoncimi 3:

Mirë qe vijne turistet te ne se AirAlbania i le shqipetaret rrugeve. Keni pare te kete vonese avioni 9 ore? AirAlbania ne Stamboll nga ora 11 e nates e ka shtyre fluturimin per ne oren 8 te mengjesit. Te kene turp. Vajza eshte ne Stamboll, avioni qe ishte mbr. I kane thene ka falimentuar air albania dhe nuk i kane dhene asnje zgjidhje, i lane tere naten ne aeroport. Ishte per tu nisur mbreme ne oren 11 e cerek. Mbreme i thane ka vonese do niseni ne 8.30 te mengjesit dhe tani vetem po zihen dhe asnje nuk jep pergjigje. Ka shume pasagjere

Denoncimi 4:

Pershendetje! Ndjese per oret e vona por ky esht nje problem shum i madh. Jemi mbi 100 veta ne aeroportin e Stambollit me Air Albania dhe kemi qe ne 20:00 qe na shtyjne fluturimin. As nuk pergjigjen, as nuk japin shpjegim perse shtyhet dhe as nuk na japin zgjidhje. Customer servic refuzon te na jape nje numer kontakti me eproret dhe as nje arsye. Jan njerezit me kalamnj te vegjel, i ka zene temperatura nga i ftohti dhe lodhja. Ju lutem postojeni qe ta marrin vesh te gjithe se cfare lojrash po bejne Air Albania me njerezit. Anonim ju lutem.

 

View this post on Instagram

A post shared by JOQ News (@joqnews)

“Air Albania” është linjë shtetërore fluturimi midis shtetit shqiptar dhe atij turk. Prej kohësh, kompania ka qenë në qendër të skandaleve përshkak të skemave të paqarta të financimit.

Vetëm pak muaj më parë ajo u vu nën sekuestro për shkak të detyrimeve të pashlyera, ndaj ish drejtorit të kompanisë, Sinan Isik.

Më herët, Zoom.al ka shkruar se kompania e shitur si një sukses gjigand i qeverisë Rama, është në prag të falimentimit dhe kjo për shkak të shpenzimeve të pakontrolluara dhe disa operacioneve të fshehta për të fshehur shpenzimet me avionin charter që përdor kryeministri i vendit.

Burimet e Zoom.al raportojnë se kompania nuk ka më likuiditet qarkullues për të operuar dhe për këtë arsye ka prekur kapitalin e investitorëve, të cilët janë Turkish Airlines me 49 %, biznesmeni shqiptar Sinan Idrizi me 41 % dhe shteti shqiptar me 10 % nëpërmjet kompanisë Albcontrol.

Nuk është e qartë nëse në borxhet e Air Albania ndaj Isik përfshihen edhe ato që ka qeveria shqiptare ndaj “Air Albania”,për shkak të përdorimit të një prej avionëve të saj nga kryeministri Edi Rama, si charter privat. Përllogaritet që këto borxhe arrijnë në 5 milionë euro. Në përpjekje për të verifikuar këto të dhëna, Zoom.al i ka kërkuar vazhdimisht informacion Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, për shumat që ka paguar për udhëtimet e kryeministrit Rama me avionin “Ismail”, por nuk ka marrë përgjigje.