zoom

Bota

Video/ A është ky një nga autorët e masakrës? Dëshmia: E bëra për 5 mijë euro, paguan nga Telegram

Detaje të reja nga masakra e Moskës, që regjistron rreth 150 të vdekur deri tani dhe po kaq të plagosur nga sulmi terrorist i të premtes.

Margarita Simonyan, drejtuese e agjencisë së lajmeve RT, të kontrolluar nga shteti rus, ka publikuar një video tre minutëshe në Telegram, që tregon një nga të dyshuarit për sulmin në Moskë duke u marrë në pyetje.

Regjistrimi tregon të dyshuarin me origjinë nga Taxhikistani, duke thënë se ai qëlloi njerëzit në sallën e qytetit Crocus të Moskës “për para”. Ai tha se udhëtoi për në Rusi nga Turqia, pasi u kontaktua nga në Telegram për pjesëmarrjen në sulm, për të cilin u pagua gjysmë milioni rubla, ose rreth  5,400 dollarë (5 mijë euro).

I pyetur se nga kush u kontaktua, ai tha se nuk e dinte dhe se kur është kontaktuar nuk ka pasur emër apo detaje të tjera, por tregoi se personat që e kontaktuan siguruan edhe armatimet.

Shërbimi rus i sigurisë FSB pretendon se ka arrestuar 11 persona në lidhje me sulmin në Moskë, duke përfshirë katër persona që morën pjesë drejtpërdrejt në sulm.

Dialogu me të arrestuarin:

Policia: Çfarë bëre në Crocus?

I dyshuari: I qëlluam.

Policia: Kë?

I dyshuari: Njerëzit.

Policia: Për çfarë?

I dyshuari: Për para. Gjysmë milion rubla.

Policia: Ku i keni marrë armët?

I dyshuari: Armët i kanë dorëzuar vetë.”

Policia: Kush janë ata?

I dyshuari: Nuk e di. Kanë shkruar nga Telegram pa emër, pa asgjë. /ZOOM.AL/