zoom

Bota

Vendimi për ligjin ushtarak/ Arrestohet ministri në Korenë e Jugut

Vendimi për ligjin ushtarak/ Arrestohet ministri në Korenë e Jugut

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë arrestuar ish-Ministrin e Mbrojtjes për rolin e tij në shpalljen e papritur të ligjit ushtarak të martën.

Ministri, i cili ofroi dorëheqjen e tij të mërkurën, u pa si një figurë qendrore në deklaratën e shkurtër të ligjit ushtarak të së martës.

Një zyrtar i lartë në vend dhe dosja ndaj rastit të ministrit thonë se ishte ai që ndikoi te Presidenti për të marrë një vendim të tillë.

Presidenti i ka shpëtuar shkarkimit deri më tani megjtihatë edhe partia e tij ka kërkuar që ai të largohet nga drejtimi i vendit.

Vendimi i papritur për shpalljen e ligjit ushtarak tronditi vendin të martën dhe çoi politikën në kaos./ Zoom.al