zoom

Bota

Vendimi i SHBA-së, do financojë Ukrainën me të ardhurat nga asetet e sekuestruara ruse

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të forta ndaj disa miliarderëve rusë, me qëllim të ngrirjes ose sekuestrimin e aseteve të tyre. Disa në SHBA po kërkojnë edhe më shumë sanksione që synojnë aleatët e liderit rus Vladimir Putin.

Si pjesë e kësaj përpjekjeje, një grup ligjvënësish amerikanë prezantoi të enjten një projekt-ligj unik që do të fuqizonte administratën Biden të përdorë të ardhurat nga asetet e sanksionuara për të ndihmuar Ukrainën.

“Në mënyrë tipike, asetet e sanksionuara ngrihen, nuk konfiskohen përgjithmonë, një mbrojtje e përshtatshme në rrethana më normale,” tha Përfaqësuesi Tom Malinoëski, i cili është bashkë-sponsorizues i legjislacionit.

“Por në këtë rast të jashtëzakonshëm, ne mendojmë se do të ishte e përshtatshme dhe e drejtë të përdorej pasuria që ka mbështetur Putinin për të ndihmuar vendin që ai po shkatërron.”/ Zoom.al/