Aplikacion
I mbijetuari i poliomielitit i njohur si burri me “mushkëri të hekurt” ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Paul Alexander u sëmur nga poliomieliti në vitin 1952 kur ishte gjashtë vjeç, duke e lënë të paralizuar nga qafa e poshtë.
Sëmundja e la atë të paaftë për të marrë frymë në mënyrë të pavarur, duke bërë që mjekët ta vendosin në cilindrin metalik, ku do të kalonte pjesën tjetër të jetës.
Ai u diplomua për juridik, punoi si avokat dhe botoi një autobiografi.
“Paul Alexander, “Njeriu në mushkëri të hekurt”, ndërroi jetë dje”, thuhet në një postim në një faqe interneti për mbledhjen e fondeve.
Në vitin 1952, kur u sëmur, mjekët në vendlindjen e tij në Dallas e operuan duke i shpëtuar jetën.
Por poliomieliti nënkuptonte se ai nuk ishte më në gjendje të merrte frymë vetë. Ndaj trupi i tij u vendos brenda një cilindri metalik.
Mushkëria, të cilën ai e quajti “kali i tij i vjetër i hekurt”, e lejoi atë të merrte frymë. Trupi i tij thithte ajrin nga cilindri, duke i detyruar mushkëritë e tij të zgjerohen dhe të marrin ajër.
Kur ajri u fut përsëri, i njëjti proces në të kundërt bëri që mushkëritë e tij të fryheshin.
Pas vitesh, Aleksandri përfundimisht mësoi të merrte frymë vetë, në mënyrë që të mund të linte mushkërinë e hekurit për periudha të shkurtra kohore.