zoom

Të gjitha

Vdekja e 18-vjeçares në Kosovë! Albin Kurti merr pjesë në ceremoninë mortore

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë ditën e sotme në varrimin e 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj, e cila u raportua e vdekur të dielën, pas një rrahje dyditore nga bashkëjetuesi i saj, Dardan Krivaqa.

Në fjalën e tij, Kurti deklaroi se sot ka shumë pikëllim dhe zemërim në gjithë Kosovën në lidhje me rastin tragjik të 18-vjeçares.

“Jeta e një vajze të re 18 vjeçare është këputur nga një vrasje mizore. Para një orë e gjysmë, i dyshuari për vrasjen që e tronditi mbarë Kosovën është arrestuar dhe tash duhet të ketë gjykim të drejtë dhe dënim të merituar”.

Për të dyshuarin Dardan Krivaqa, Kurti tha se ai edhe më parë ka patur precedent penal edhe prej viteve të mëhershme dhe vepra të shumta që ka shkelur ligjin, duke thënë se kjo tregon se sa shumë punë kanë përpara në përmirësimin e sistemin e drejtësisë që të punojë pa vonesa dhe të ndëshkojë keqbërësit.

“Qeveria jonë prej fillimit ka ndërmarrë iniciativën për infrastrukturë ligjore që të mos na përsëritën kurrë këto raste”.

“E di që mërzinë, dhimbjen dhe pikëllimin e keni të pashmangshëm, por duke u pikëlluar nuk do të mundim asnjë prej nesh që ta ngjallim Mrigonën. T’i mbani kujtimet më të mirë, që me siguri i keni të panumërta, që të angazhohemi bashkë që raste të tilla të mos e godasin kurrë më popullin tonë dhe familje tonë. Për t’u pre e qetë Marigona duhet të sjellim drejtësi për të dhe për të gjithë viktimat tjera”, theksoi Kurti.

Postime të lidhura