Aplikacion
Inceneratori i Tiranës merr 29 euro për çdo ton mbetje që depozitohet në landfillin e Sharrës. Sipas kontratës, 12 euro paguhen për depozitimin e mbetjeve dhe 17 euro për diegien. Por në Sharrë kompania që fitoi kontratën e ndërtimit të inceneratorit nuk e ka ndërtuar ende impiantin. Në këtë mënyrë, plehrat nuk digjen, por pagesat i shkojnë kompanisë së Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit për punë të pakryera njësoj sikur procesi të kryhej.
Bashkia e Tiranës dhe qeveria do të duhet t’i kishin ndaluar këto pagesa menjëherë, për shkak se kompania nuk e kryen incenerimin e mbetjeve, siç parashikon kontrata.
Opozita e konsideron lojë të SPAK sekuestrimin e dy muajve më parë.
“Sekuestrimi gjysmak për të mos thënë dhe klientelist i SPAK që u duartrokit aq shumë lejon pagesat kriminale, të hedhura poshtë nga KLSH në kundërshtim me kontratën 29 euro për ton, ndërkohë që nuk digjet një kilogram. SKAP i partisë nuk ka guxuar të urdhërojë anulimin e tarifës 29 euro, të urdhërojë detyrimin antiligjor kriminal të ndërtuesve dhe bizneseve për të depozituar inertet dhe dherat në fushën e Sharrës”, deklaroi Sali Berisha pas vendimit të SPAK.
Opozita thotë se në këtë aferë është përfshirë në mënyrë direkte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe sipas saj kjo është arsyeja përse veprimet e SPAK janë gjysmake.
“Veliaj nuk është myshteri i djegësit të Tiranës, por është pronari dhe hajduti kryesor në këtë vjedhje. Rezulton se kontrata e djegësit të Erion Veliajt, e cila në 30 vite u kushton taksapaguesve rreth 1 miliardë euro, nga të cilat 450 janë pagesat për mbetjet e djegshme dhe 450 të tjera janë për dherat dhe inertet, pjesa tjetër janë të gjitha fitime që nxirren nga shitja e hekurit, letrës, etj.”, tha Berisha.
Zërat se SPAK do ta “amnistojë” dosjen e Tiranës sa vijnë e shtohen, në një kohë që ngadalësia në hetime duket kompromentuese. SPAK dhe GJKKO mund ta mbajnë ose jo nën sekuestro kompaninë “Integrated Energy” të Zotos e Mërtirit, por për aq kohë sa nuk ndalojnë pagesat për punët e pakryera, sekuestrimi duket i padobishëm dhe ngjan me një lojë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve që kërkojnë drejtësi për paratë që po u vidhen nëpërmjet një prej skemave më të mëdha korruptive që ka njohur Shqipëria në 3 dekadat e postkomunizmit. /Zoom.al
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë