zoom

Aktualitet

Vaksinim i detyrueshëm/ Priten protesta nga studentët

Vaksinim i detyrueshëm/ Priten protesta nga studentët

Vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri akademik u njoftua shtyrja e datës së fillimit dhe gjithashtu që asnjë nga studentët nuk do pranohej në auditor pa u vaksinuar.

Pedagogia Ilirjana Kuçana deklaroi se për shkak të vaksinimit të detyrueshëm për studentët, pritet që ata të dalin shumë shpejt në protesta.

Sipas saj vendimi se çdo student duhet të vaksinohet për të marrë pjesë në auditor duhet të ishte parashtruar në një formë tjetër.

“Deklarata e kryeministrit është marrë si diçka politike dhe ka krijuar efektin e kundërt. Ndoshta duke ja lënë në dorë teknicienëve, përfaqësuesve të universiteteve që ta thonin në mënyrën e tyre më miqësore, duhej sjellë në mënyrë më të mirë, duhej sjellë në një mënyrë që të pranohej më shumë nga studentët,” – tha Kuçana për Euronews Albania.

Sipas pedagoges nuk është vetëm vaksinimi çështja që po zgjon rebelimin e studentëve. Ajo u shpreh se refuzimi i vitit shkollor nga studentët në protesta nuk do të jetë organizim i saji ama theksoi se do të jetë pjesë e zërit studentor.

Postime të lidhura