zoom

Bota

Protesta masive në Poloni kundër ‘Polexit’, polakët mbështesin BE-në

Protesta masive në Poloni kundër ‘Polexit’, polakët mbështesin BE-në

Më shumë se 100.000 polakë protestuan mbrëmjen e së dielës duke mbështetur fort anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Reagimi vjen pasi gjykatësit në Poloni kanë refuzuar parimin e prioritetit të legjislacionit të BE, si shtylla kryesore legjislative e bllokut. Ata shpallën të paligjshme disa ligje të traktateve të BE.

Vendimi ngriti shqetësimet se vendi mund të largohet përfundimisht nga blloku.

Sipas organizatorëve, protestat u zhvilluan në mbi 100 qytete në të gjithë Poloninë.

Qytetarët mbanin në duar flamuj polakë dhe të BE-së dhe brohorisnin:”Ne do të qëndrojmë”.

“Ashtu si Brexit që papritmas u bë fakt, diçka që askush nuk e priste, e njëjta gjë mund të ndodhë këtu”, u shpreh një 59-vjeçar i cili ndodhej në shesh në Varshavë.

Një tjetër protestues tha se ishte i shqetësuar se Polonia po largohej nga “realiteti evropian” dhe do të përfundonte në një situatë të ngjashme politike me Rusinë.

Politikanët në të gjithë Evropën shprehën pakënaqësinë ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Polonisë të cilin ata e cilësuan si nënvlerësues të shtyllës ligjore mbi të cilën qëndron BE-ja prej 27 vendesh.

Partia qeverisëse Ligj dhe Drejtësi e Polonisë thotë se nuk ka plane për një “Polexit”, por kryeministri polak Mateusz Morawiecki, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese tha se çdo shtet anëtar duhet të trajtohet me respekt dhe BE nuk duhet të jetë vetëm “një grup i atyre që janë të barabartë dhe më shumë se të barabartë”. /Euronews

 

Postime të lidhura