zoom

Sport

Uzuni shkëlqen, shënon dhe shpëton Granadaën nga humbja e sigurt

Myrto Uzuni protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin me Granadën, në ndeshjen shtëpiake të La Ligas ndaj Almerias. Ai arriti të shmangte humbjen e vendasve afër fundiot, duke barazuar 1-1.

Pubill realizoi për mysafirët në minutën e nëntë, ndërsa në të 75-tën, ishte Myrto Uzuni që realizoi për ekipin e trajnerit Medina.

Natyrisht, nuk mund të mungonte një festë me shqiponjë, me tifozët në shkallët e Estadio Nuevo Los Cármenes Stadium që nuk hezitojnë të duartrokasin.

28-vjeçari kuqezi shënon kështu golin e shtatë në La Liga, në 25 ndeshje. Deri më tani, Uzuni ka dhuruar një asist.

Granada endet në pozitat e fundit të tabelës dhe kontributi i futbollistit do të jetë mjaft i nevojshëm në misionin për mbijetesën.

Aktualisht skuadra ka grumbulluar vetëm 14 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria. /ZOOM.AL/