zoom

Sport

Uzuni realizon një kryevepër në transfertë, Granada fillon ngjitjen drejt La L iga

Myrto Uzuni ka shënuar sërish në Spanjë, këtë herë në fitoren që Granada arriti në transfertë 2-0 ndaj Villareal B.

Lajmi këtë herë është fakti se sulmuesi shqiptar ka realizuar për herë të parë në këtë sezon në trasfertë.

Ky ishte goli i 15 i Uzunit, ndërsa 14 golat e mëparshëm i kishte realizuar gjithmonë në ndeshjet brenda.

Sulmuesi shqiptar realizoi një perlë të vërtetë në minutën e 28’ duke i shtangur të gjithë.

Sa i përket listës së golashënuesve, futbollisti i kombëtares gjendet në vendin e parë me 15 gola dhe pas tij vjen De Haro i Mirandes me 10 gola. /zoom.al/