zoom

Bota

Ushtari ukrainas regjistron UFO në frontin e luftës: Anija ishte e madhe dhe e palëvizshme (VIDEO)

Një objekt në formë disku, më i gjatë se lartësia e Empire State Building, u shfaq ne horizont ne provincën e sulmuar të Donetsk në Ukrainë të premten, duke qëndruar në mënyrë të frikshme disa kilometra larg tokës, tha një ushtar ukrainas për gazetën britanike “Daily Mail”.

Ushtari i cili po operonte një dron, kishte drejtuar me kujdes kuadratin e tij me rreze infra të kuqe për një mision zbulimi, kur papritmas dalloi UFO-n qe sipas tij ishte 1300 metra i gjatë dhe qëndronte e palëvizur pavarësisht erërave të forta.

Në një intervistë nga zona e luftës, ushtari, i cili është me Batalionin 406 të ushtrisë ukrainase, tha:

“Unë dhe shokët ushtarakë nuk kemin parë kurrë gjëra të tilla më parë. Fillimisht mendova se ishte diçka e re e shpikur nga rusët, – shtoi ai, – por më pas kuptova se mund të ishte një UFO”.

“Anija” ishte deri në 54 gradë më e nxehtë se çdo objekt tjetër që ky pilot i dronit thotë se ka gjurmuar ndonjëherë në zonën e luftës – duke përjashtuar fenomenet atmosferike, balonat dhe avionët e njohur armik.

“Ishim shumë të befasuar” deklaroi ushtari ukrainas për Daily Mail.

Sipas tij kjo ‘surprizë’ nuk ishte aspak e frikshme, sepse atij dhe shokëve të tij ushtarë u është dashur të mësojnë t’i shtypin ato emocione mes përpjekjeve të tyre për të mbrojtur Ukrainën, nga një pushtim tashmë dyvjeçar nga Rusia.