zoom

Aktualitet

Urdhri i Policisë: Këmbësorët do të gjobiten për kalime të parregullta në rrugë deri në 10.000 lekë

Policia Rrugore ka nisur vendosjen e gjobave ndaj këmbësorëve për kalime të parregullta në rrugë.

Ditët e fundit, punonjësit e policisë kanë aplikuar gjobat në vlerën e 10 mijë lekëve të vjetra për ata këmbësorë që kalojnë në mes të rrugës, jo në vendkalimet e përcaktuara apo vija të bardha.

Policia Rrugore thotë se janë evidentuar me pamje disa raste të kalimit të parregullt në rrugë nga ana e qytetarëve, të cilët janë gjobitur me masë administrative.

Raportet e Policisë Rrugore kanë evidentuar kalimet e parregullta të këmbësorëve si burim aksidentesh në shumë raste.