Aplikacion
Ura me harkun metalik 57 metra të lartë, asfaltin e ri në 310 metrat e saj, ashtu siç e ka projektuar arkitekti italian Giorgio Rizzo, është diçka e re për Shqipërinë. Por vetëm kaq, sepse ajo mbetet një urë lokale, për të cilën nuk ka askush përse të mburret edhe pse kryeministri Rama e postoi 2 herë brenda 5 orësh, për ta treguar atë si një kryevepër.
Por për kryeveprat flasin faktet.
Ura e re e Kukësit nisi të ndërtohej në mars të vitit 2019. Që atëherë kanë kaluar 5 vjet e 8 muaj. Ajo duhet të kishte përfunduar në vitin 2021, por dështim pas dështimi në ndërtim, afatet u zgjatën me gati 2 herë.
Ura ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metrash, një lartësi prej 56 metrash dhe peshon rreth 5000 ton. Ura ka 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.
Ka kushtuar plot 40 milionë euro.
Por le të shohim një tjetë urë në rajon, një prej veprave më komplekse të infrastrukturës rrugore në Europë e jo vetëm, për të cilën, kryeministri i vendit që i përket nuk ka bërë ndonjë postim mburrjeje në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për urën e Peljeshacit (Pelješac) në Kroaci, e cila lidh Dubrovnikun me pjesën tjetër të vendit, duke shmangur kalimin e automjeteve përmes Bosnje – Hercegovinës.
Kjo urë nisi të ndërtohej më 30 korrik 2018 dhe u hap më 26 korrik 2022 (KLIKO KËTU PËR TË DHËNAT).
Ajo është një urë me kabllo.
Gjatësia totale 2,404 metra
Gjerësia 23,6 metra
Lartësia 98 metra
Hapësira më e gjatë 5 x 285 metra
Pastrimi nën 55 metra
Ura u ndërtua nga China Road and Bridge Corporation. Kostoja e ndërtimit është 420.3 milionë euro dhe kalimi mbi të është pa asnjë pagesë.
Ura përshkon kanalin e detit midis Komarnës dhe gadishullit të Peljesaçit, duke kaluar në këtë mënyrë tërësisht përmes territorit kroat dhe duke shmangur çdo kalim kufitar me Bosnjën dhe Hercegovinën në Neum.
Për këdo që krahasimin nuk e përcepton dot përmes të dhënave, Zoom.al po sjell disa foto të dy urave. Mbase kështu do të ishte më e kuptueshme se përse hapja e urës së Kukësit duket të ishte diçka pa zhurmë e pa tupanet që pritën kryeministrin e Shqipërisë bashkë me zëvendësen e saj. /Zoom.al
URA E KUKËSIT
URA E KROACISË