zoom

Sport

United i vendos një kusht për rinovimin, David de Gea pranon të sakrifikoj paratë

E ardhmja e portierit David de Gea do të vazhdojë në Manchester me fanellën e United. 32-vjeçari është futbollisti më i paguar te United me pagë prej rreth 375 mijë sterlina në javë.

Megjithatë në kontratën e re, rroga e tij do të ulet, pasi “Djajtë” kanë vendosur një kufi page prej 200 mijë sterlinash në javë si maksimum pas largimit të Cristiano Ronaldos.

De Gea thuhet se është i gatshëm të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës për të qëndruar në “Old Trafford”.

“Jam shumë i qetë. Unë thjesht fokusohem në stërvitje dhe dua të jap më të mirën për skuadrën në fushë. Me siguri, negociatat do të mbyllen me sukses. Dëshira ime është të qëndroj për pjesën tjetër të karrierës sime te United”, tha De Gea për “Sky Sports.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, bisedimet janë pozitive dhe shumë shpejt palët do të nënshkruajë kontratën e re. /zoom.al/