zoom

Sport

United bën gati 90 mln sterlina për Tottenham dhe një pagë të frikshme për Harry Kane

Manchester United është gati të afroj sulmuesin e Tottenham, Harry Kane, i cili mund të kushtojë deri në 100 milionë sterlina.

“The Sun”, raporton se United është gati të ofrojë 90 milionë sterlina për të bindur Tottenham, ndërsa Kane do të fitone 600,000 sterlina në javë nëse nënshkruan me “Djajtë”.

United dëshiron t’i bëjë Marcus Rashford dhe Harry Kane partner në sulm me objektivin për të fituar përsëri titullin në Premier League pas një mungese të gjatë.

“Djajtë e Kuq” shihen si klubi më seriozë për Kane edhe pse e dinë se negociata me Spurs mund të jetë e vështirë.

Kapiteni anglez është një qendërsulmues i klasit botëror dhe mund të jetë një nënshkrim që ndryshon lojën për Man Utd, por klubi është i prirur të shmangë një proces të zgjatur.

United tashmë ka filluar negociatat për Kane, dhe ata shihen si favorit përpara Chelsea për të fituar garën për nënshkrimin e 29-vjeçarit.

Duket se Kane lëvizja në Stamford Bridge nuk mund të përjashtohet, por gazetari Ben Jacobs ka shpjeguar se United është në një pozicion më të fortë dhe tashmë po bën kujdesin e duhur për të finalizuar marrëveshjen.

“Manchester United është kërkuesi më konkret për Kane dhe aktualisht po bën kujdesin e duhur për çdo marrëveshje. Presidenti Levy nuk do t’i lehtësojë gjërat dhe Manchester United e di këtë që kur nënshkroi me Dimitar Berbatov”, tha Ben Jacobs. /zoom.al/