Aplikacion
Feston edhe Bologna, me ekipin e Thiago Motta-s, që po ashtu siguroi matematikisht pjesëmarrjes në Champions. Dy javë përpara fundit, në Serie A luhet vetëm për vendin e 5-të, biletën e fundit për në turneun më të rëndësishëm në rang klubesh.
Ekipi i Allegrit e nisi sfidën mirë, por Vlahovic ishte i pafat teksa goditja e tij u përplas në traversë. Në minutën e 27-të, Salernitana i befasoi duke kaluar në avantazh me Pierozzi-n. Në fraksionin e dytë, Juve shtoi presionin në zonën e rivalëve, por sërish ishin të pafat, ku goditja e Miretti-t u ndal në traversë. Në frymën e fundit, në minutën e 92-të, Rabiot dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Juves një pikë që në fund rezultoi një biletë për në Champions, një objektiv jetik për Zonjën e Vjetër:
“Juve, festë e madhe, në Champions së bashku me Bologna-n”, shkruan Corriere dello Sport. “Juve në Champions, por rrezikoi turpërimin. Tani do të ketë revolucion”, shkruan La Gazzetta dello Sport. Pasi siguruan objektivin e tyre kryesor, tani Juve duhet të bëjë llogaritë me Atalantan në finalen e Kupës së Italisë, mundësia e fundit për të mbyllur sezonin me trofe. /ZOOM.AL/