Aplikacion
I ftuar ditën e sotme në “E diell”, fituesi i edicionit të parë tëkëtij formati u përball me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e cila nuk i kurseu rezervat që kishte për të.
Ajo tha se Iliri fitoi sepse nuk kishte konkurrent të fortë teksa në debatin e tij me Token, i dha të drejtë këtij të fundit.
“Të isha unë, nuk do e votoja Token të dilte sepse ai të nxori se nuk kishe të drejtë. Sepse ai t’i nxori rezervat që kishe. Kishim atdhetarizmin në plan të dytë por ti nuk e tregove. Ti s’ke patur asnjë konkurrent të fortë aty brenda, ishte fati jot që pate konkurrent të dobët”. -tha Shqipja.
Pas kësaj, Iliri e ftoi për një përballje të dytë sërish brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. “Hajde futemi në ‘Big Brother 2’. Unë vdes për Shqipen e ftoj të futet me mua sërish në Big Brother.”– tha Iliri me ironi.
Gjë që u refuzua nga Shqipja e cila duke vijuar ironinë tha: “Unë ftesën e kam marrë që në shkurt, para teje, por nuk dua.”
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë