Aplikacion
Duke folur të premten përpara udhëtimit të Cityt në Newcastle, Guardiola tha se ai ishte provokuar në një “luftë” me Arsenalin pas barazimit të së dielës së kaluar 2-2 mes skuadrave në Etihad Stadium.
Arteta, duke iu përgjigjur akuzave nga disa lojtarë të Cityt për përdorimin e ‘arteve të errëta’ për të mbrojtur epërsinë 2-1 në pjesën e dytë, u tha gazetarëve të martën se ai kishte “të gjithë informacionin” mbi to pas tre viteve e gjysmë të tij si asistent i Guardiolës – komente të cilat gjithashtu e mërzitën shefin e Cityt.
“E kam admiruar që kur kam qenë 10 vjeç”, tha Arteta të shtunën. “Unë e respektoj. Jam shumë mirënjohës për gjithçka që bëri për mua dhe vazhdon të bëjë për mua.
Nëse dikush dëshiron të dëmtojë marrëdhënien, kjo nuk është në duart e mia. Ndjenja [e dashurisë] është e thellë. [Guardiola] e di këtë, stafi e di sepse unë ende [flas] me ta sot, dhe me bordin, me të gjithë.”
Komentet e fundit të Arteta-s erdhën pasi skuadra e tij shënoi dy gola në kohën shtesë duke siguruar një fitore dramatike 4-2 në shtëpi ndaj Leicesterit .
Skandal/ Tifozët serbë kore raciste ndaj shqiptarëve dhe thirrje “Kosova është Serbi”