zoom

Lajme

Ultrasit e Palermos kërcënojnë presidentin e Pescara, varin dy manekinë para stadiumit

Ultrasit e ekipit të Pescaras kalojnë çdo limit duke kërcënuar me jetë presidentin e klubit, Sebasatiani.

Prania e dy manekinëve që mbajnë emrin e pronarit të klubit dhe atë të drejtorit sportiv Delli Carri të varur jashtë hyrjes në Curva Nord, të stadiumit Adriatico, ka mbjellë panik.

Pakënaqësia e tifozëve për pronësinë e klubit aktualisht në Serie C vjen nga larg.

Skuadra abrucze ka pësuar dy rënie në tetë vitet e fundit, dhe edhe këtë sezon mundësia për t’u rikthyer në B tashmë është komprometuar gjerësisht.

Renditja flet qartë. Pescara është në vendin e gjashtë në grupin B dhe Cesena kryesuese, 27 pikë larg. /ZOOM.AL/