Aplikacion
Putin u supreh parimisht dakord, por shtoi se Rusia nuk do një paqe afatgjatë pa zgjidhur krizën.
“Jemi dakord me propozimet për armëpushim, por qëndrimi ynë bazohet në supozimin se armëpushimi do të çonte në paqe afatgjatë, diçka që do të largonte arsyet fillestare të krizës Rajoni Kurskut është plotësisht nën kontroll.
Në rrethana të tilla, do të ishte mirë që Ukraina të arrijë një armëpushim 30-ditor.
Forcat ruse janë tani në ofensivë në të gjitha zonat në front”, tha Vladimir Putin.
Presidenti rus shtoi se së shpejti do të bisedojë me liderët amerikanë për gjetjen e një zgjidhjeje.
“Unë besoj se duhet të negociojnë me kolegët dhe partnerët tanë amerikanë dhe ndoshta të kemi një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump. Vetë ideja për t’i dhënë fund këtij konflikti me mjete paqësore është shumë e mirë dhe ne e mbështesim atë”, përfundoi ai.
Më herët, presidenti Donald Trump e paralajmëroi Rusinë se do të vendosë sanksione shtesë ndaj saj, nëse ajo e hedh poshtë propozimin amerikan.