zoom

Bota

Ukraina miraton ligjin që mban oligarkët jashtë politikës

Parlamenti i Ukrainës miratoi një ligj duke urdhëruar “oligarkët” të regjistrohen dhe të qëndrojnë jashtë politikës.

Vendim u mor një ditë pas atentatit ndaj një ndihmësi të lartë të Presidentit, Volodymyr Zelensky, për të cilin zyrtarët thanë se mund të ketë qenë një kundërpërgjigje ndaj reformës.

Ligji ka për qëllim të përcaktojë se çfarë është një oligark dhe thekson se atyre u ndalohet të financojnë partitë politike ose të marrin pjesë në privatizime.

Për të hyrë në fuqi ligji duhet të miratohet nga Presidenti. /Euronews