zoom

Bota

Ukraina i përgjigjet Rusisë, i bombardon aeroportin e avionëve luftarakë

Ukraina i përgjigjet bombardimeve të Rusisë, teksa situata është tensionuar së tepërmi ditët e fundit, pas refuzimit të marrëveshjes së paqes.

Kyrylo Budanov, kreu i shërbimit të inteligjencës mbrojtëse të Ukrainës, tha se forcat ukrainase përdorën të paktën 70 dronë për të sulmuar bazën ajrore ruse Morozovsk (rajoni i Rostovit), natën e kaluar.

Budanov tha se operacioni u nis nga territori i Ukrainës dhe se të paktën 70, dhe ndoshta më shumë, drone ukrainas Dragon dhe Splash goditën aeroportin Morozovsk.

Ai shtoi se është duke u bërë një vlerësim i dëmeve dhe se “pret informacione” nëse ndonjë aeroplan është shkatërruar apo dëmtuar.

Në të njëjtën kohë, imazhet nga “Planet Labs” tregojnë dëmtimin e çatisë së hangarit të vendosur në platformën e mirëmbajtjes, ndërsa brenda shihen dy aeroplanë luftarakë-bombardues Su-34. /ZOOM.AL/