Aplikacion
Denoncimi u bë sot në emisionin “Me zemër të hapur”, teksa mes lotësh ajo deklaroi se një person e ka kërcënuar dhe kërkoi ndihmë e mbrojtje nga shteti.
Ajo shprehet se një person i hipur në një makinë, i ka thënë se do ia marrë fëmijën peng, në rast se nuk i lirohet vëllai. Sipas nënës së Sibelës, personi i ka thënë më tej se me “laçianë nuk merret dot njeri”. Referuar situatës, dyshohet se autori mund të jetë i afërm i të arrestuarit Altin Çoku.
“Një makinë kaloi pranë meje dhe më tha se brenda 24 orëve, nëse nuk e nxjerrin vëllanë nga burgu, shtëpinë ta dimë, e do të marrim fëmijën peng, se me laçianët nuk merret dot njeri. Shkova tek policia dhe iu thashë se kërcënimi ka ndodhur përballë shkollës “Ibrahim Rugova”.
Ai që më kërcënoi ishte i shëndoshë, me një xhup të zi dhe tullac. Shkolla është afër banesës time. Pastaj kam marrë çunin e xhajës në telefon që të më mbronte. Vajza mbante një thikë, se kishte frikë, e mbante me vete për vetëmbrojtje. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të kërcënohem, është hera e parë që më ka ndodhur. Unë dhe fëmijët po kalojmë në trauma, kemi frikë të lëvizim”, tha nëna e Sibela Abedinit.
Për vetëvrasjen e Sibela Abedinit, ndodhet në burg Altin Çoku. Abedini dyshohet se kreu vetëvrasje, pas publikimit të një foto intime të saj. Hetimet për ngjarjen vijojnë, nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në ngjarje. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë