Aplikacion
Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Durrës pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu brenda banesës së tij.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:45 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13 të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me iniciale O. Sh. është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit.