zoom

Bota

U strehua në Rusi/ Assad reagon për herë të parë nga arratia

Bashar al-Assad reagoi për herë të parë nga arratia, që pas rënies së regjimit të tij në Siri.

Ai shpjegoi në “Telegram” se arratisja e tij nuk ishte e planifikuar, duke treguar se ka qëndruar në Damask, deri më 8 dhjetor, kur mori fund epoka e tij.

“Largimi im nga Siria nuk ishte as i planifikuar dhe as nuk ndodhi gjatë orëve të fundit të betejave, siç kanë pretenduar disa. Përkundrazi, qëndrova në Damask, duke kryer detyrat e mia deri në orët e para të së dielës, 8 dhjetor 2024”, thuhet në deklaratën e llogarisë së Presidencës Siriane në Telegram.

Rebelët sirianë hynë në Damask mëngjesin e 8 dhjetorit, duke sinjalizuar rënien e sundimit të Bashar al-Assad dhe duke i dhënë fund dinastisë Assad pas më shumë se 50 vjetësh.

Pas kësaj, Assad u strehua në Rusi. “Kremlini e ka transferuar Bashar al-Assad në një vend të sigurt në Rusi”, tha zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Sergei Ryabkov.

Postime të lidhura