zoom

Aktualitet

“U rrezikuan 10 banorë”- Shefi i zjarrfikëses në Lushnjë: S’kishim kapacitet të ndërhynim në kohë

Shefi i zjarrfikëses në Lushnje, Xhezmi Metushi, është shprehur se ishte e vështirë për të shuar flakët në qendrën tregtare që u përfshi nga zjarri mesditën e së hënës dhe për pasojë 42 persona përfunduan në spital me probleme me frymëmarrjen.

Ai u shpreh se nuk kishin kapacitete për të ndërhyrë në kohë dhe se 10 persona rrezikuan jetën nga zjarri.

Ndërsa dha garanci se në qendrën tregtare nuk ka asnjë vatër zjarri.

“Vatra e parë mendojnë se mund të jetë kati i 4-rt në ambientet e një dyqani këpucësh. Është pallat shumë katesh, kishim shumë vështirësi. Rreth 10 banorë rrezikuan jetën, por i evokuam në kohë, 3 punonjës zjarrfikëse rrezikuan jetën. Akoma nuk ka dalë shkaku. Nuk bëjmë ne përllogaritje dëmesh. Objekti ishte në flakë. Nuk ka asnjë vatër zjarri, ua jap me garanci”, tha Metushi.

Flakët u përhapën rreth orës 15:00 dhe u shuan pas gati 11 orësh, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

42 persona, përfshirë 8 zjarrfikës, u dërguan në spital për probleme me frymëmarrjen dhe pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar.