zoom

Të gjitha

U rrezikua nga një plumb qorr/ Deputetja shqiptare: Qëlloi 25 centimetra larg meje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vafije Krasniqi-Goodman natën e ndërrimit të viteve është rrezikuar nga një plumb qorr.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ajo ka treguar se plumbi qorr ka qëlluar rreth 25cm larg saj, ndërsa ka publikuar edhe një foto duke treguar se plumbi ka depërtuar përmes dritares.

Deputetja bëri thirrje që njerëzit të tregohen të kujdesshëm që situata të tilla të mos shkaktojnë pasoja fatale.

“Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një plumb qorr. Kjo ishte vetëm 10 inç (25 centimetra) larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë”, shkruan Krasniqi .