zoom

Sport

U rikthye nga dëmtimi, Roma do huazojë Marash Kumbullën

Jo vetëm Broja, një mungesë shumë e madhe për Sylvinho-n gjatë kualifikueseve të “Euro2024” ishte edhe Marash Kumbulla, i cili ashtu si Broja këputi ligamentet e gjurit.

Qendërmbrojtësi kuqezi është rikthyer të stërvitet me kohë të plotë, ka lënë pas plotësisht dëmtimin e pësuar, teksa u thirr për herë të parë nga Mourinho në derbin kundër Lazio-s në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Sipas mediave italiane, Kumbulla pritet të largohet gjatë merkatos së janarit pasi lojtari dhe drejtuesit e klubit kanë gjetur dakortësinë për një huazim deri në përfundim të këtij sezoni.

Ideja e Kumbullës, por dhe e drejtuesve, është që të gjejë një skuadër e cila i garanton minuta pasi i duhet të kap formën e tij më të mirë. Edhe Kumbulla, ashtu si legjionarët e tjerë kuqezi, kërkon të jetë në formë pasi ky është një vit i rëndësishëm me Evropianin përpara.

Gjithnjë sipas mediave italiane, janë disa skuadra që janë të gatshme të afrojnë Kumbullën, ekipi si Geona, Empoli, por mbi të gjitha Torino, skuadër që drejtohet nga Ivan Juric, ish trajneri i tij te Verona, trajneri që promovoi në futbollin e rëndësishëm Evropian. Jo vetëm në Serie A, Kumbulla ka shumë admirues edhe jashtë Italisë. /ZOOM.AL/