zoom

Aktualitet

U përfshi në projektin e Portit të Durrësit ku do të përfitojë qindra hektarë tokë falas, kompania “Moveo Albania” shkarkon Oltian Hoxhollin

“Moveo Albania” ka reaguar në lidhje me lajmin që qarkulloi në media, ku thuhej se ortaku i tij Oltian Hoxholli me një kompani me emrin “Symphony Real Estate Development”, do të përfitonte qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit.

Në lidhje me këtë ka reaguar “Moveo Albania” duke thënë se nuk kanë pasur dijeni që Oltian Hoxholli përfaqësonte edhe kompani të tjera, për këtë arsye kpmpania “Moveo Albania” së bashku me partnerin e huaj “Moveo Italia” kanë bërë shkarkimin e tij menjëherë.

Hoxholli rezultonte administrator i kompanisë “Moveo Albania”, e regjistruar më 12 dhjetor 2017 dhe e themeluar më 5 dhjetor 2017. “Moveo Albania” operon në dizenjimin e softurëve, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve.

Hoxholli figuronte vetëm në letra si administrator i kompanisë “Moveo Albania”. Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, njëkohësisht themelues i “Landmark Comunications”, përshkruhet si bashkëthemelues i “Moveo Albania”, pra ortak i Hoxhollit, me kompaninë e të cilit qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe.

Me shkarkimin e tij nga detyra “Moveo Albania” tregon se kompania e tyre nuk ka ansjë lidhje me tokat që qeveria i jep Hoxhollit.

Lidhur me shkrimin e publikuar sot ne disa portale, Moveo Albania informon si me poshte:

1. Oltian Hoxholli eshte avokat partner në studion ligjore LPA. Prej disa vitesh ai ka qene perfaqesues ligjor, i zgjedhur dhe si administrator i kompanise italiane Moveo. Ligji shqiptar kerkon qe ne rastin e kompanive te huaja, nje prej administratoreve te jete shqiptar dhe kompania italiane Moveo ka zgjedhur si bashke-administrator te Moveo Albania perfaqesuesin ligjor, Z. Hoxholli para disa vitesh.

2. Kompania Moveo Albania ka nisur aktivitetin ne vitin 2018. Objekti i aktivitetit te Moveo Albania eshte programimi i softuereve, zhvillimi dhe mirëmbajtja e sistemeve kompjuterike.

3. Ne asnje rast as Moveo Albania dhe as partneret e Moveo Italia nuk kane qene ne dijeni qe shtetasi Oltjan Hoxholli perfqesonte si administrator edhe kompani te tjera. Sapo mesuam sot nga mediat per perfshirjen e tij ne rastin e investimit ne portin e Durresit, vendosem shkarkimin e tij si administrator i Moveo Albania me efekt te menjehershem.