zoom

Aktualitet

U ndoq dje nga Guardia di Finanza, gomonia “e arratisur” nga Greqia gjendet e djegur në…

Gomonia, e cila u ndoq ditën e djeshme nga Frontex dhe Guardia Di financa është gjendur e djegur në Shëngjin.

Mjeti i gjatë rreth 7 metra me 3 motorë të fuqishëm ka tentuar të futet në ujërat malazeze, por e ka parë të pamundur vijimin e rrugës drejt tyre dhe dyshohet se i është vendosur flaka.

Mjeti në fjalë mendohet se në bord kishte tre persona, të cilët mund t’i përkasin kombësisë shqiptare.

Asnjë prej tyre nuk është i ndaluar nga policia, pavarësisht aksionit ku morën pjesë disa shtete.

Guardia di Finanza dhe policia shqiptare u vënë ditën e djeshme (19 korrik) në ndjekje të një gomonie që vinte nga Greqia.

“Më datë.20.07.2022 ora 05.30, në derdhje të hidrovorit në breg të detit në Gotull, Adriatik, Kurbin, është konstatuar nga shërbimet e Kom Pol Kurbin, duke u djegur një mjet lundrues afërsisht rreth 7-8 metra i gjatë. Me dy motora shërbimet e policisë nuk kanë konstatuar asnjë person në afërsi te mjetit. Është ngrit grupi hetimor po kryhen veprimet paraprake.” – njofton policia.

Për gomonen në fjalë kanë dhënë sinjalizim të parët avionët e Frontex, teksa e kanë pikasur në afërsi të Sarandës.

Më pas ka filluar ndjekja nga Guardia di Financa rreth 7 milje larg Sazanit dhe në fund e kanë ndjekur në grykëderdhje të Vjosës dhe kepit të Rodonit.

Frontex ka kërkuar mbështetjen e Guardia Di financës dhe policisë shqiptare për kapjen e mjetit në fjalë.

Pikasja e mjetit në afërsi të Sarandës ngre dyshime se mund të jetë futur nga Greqia me destinacion Shqipërinë ose Malin e Zi, teksa në të dyshohet të ketë pasur lëndë narkotike./zoom.al/