Aplikacion
Balerini i njohur Gerd Vaso ka folur për herë të parë publikisht mbi ndarjen nga bashkëshortja e tij, balerina dhe koreografja Enada Hoxha.
I ftuar në podcastin “Grida Duma Podcast”, ai tregoi hapur për sfidat që kaloi martesa e tyre dhe për mënyrën sesi dinamikat mes tyre ndikuan në fundin e marrëdhënies.
Gjatë intervistës, Vaso pranoi se në çift, vendimet kryesore merreshin nga Enada, ndërsa ai rrallëherë shprehte kundërshtime, duke zgjedhur të ruajë qetësinë dhe harmoninë.
“Unë s’kam marrë asnjëherë vendime. Bija dakord ose pranoja vendimet që merrte Enada”, shprehet ai.
Sipas tij, kjo qasje ishte e qëllimshme, pasi ai nuk donte të krijonte tensione: “Doja atë qetësinë. Nuk doja të krijoja situata.”

Pjesë nga intervista:
Gerd Vaso: Është shumë e vështirë të punosh bashkë. Është e bukur në fillim, gjatë rrugëtimit, gjatë rrugëtimit pastaj kupton që gjërat bëhen akoma dhe më të vështira, sepse unë në punën time, në profesionin tim nuk kam pasur gjithmonë atë, ta quajmë egoizëm në thonjëza, apo gjithmonë egoizëm për të mirë të Nadës. Nada e dashuronte baletin ekstrem, në ekstrem dhe profesioni në një farë mënyre për Enadën ishte shumë i rëndësishëm dhe primar. Për mua nuk ishte, është ajo që e nisëm në fillim, për mua ishte kishte një lloj kufiri deri këtu. Deri këtu unë mundem, përtej kësaj nuk mundem. Unë nuk mundem dot të punoj me orare që nuk më mbajnë më mua, nuk më japin më kënaqësi mua. Unë punoj aq sa ç’marr kënaqësinë përtej kënaqësive të mia, jashtë kënaqësive të mia unë nuk dal.
Po jam e bindur që ti, jam e bindur ta them si për veten time, domethënë se jam e bindur se kështu më ka ndodhur mua. Kupton? Pra jam jam e bindur. sipas meje që të duhet të të ketë ndodhur që e ke bërë një sakrificë sepse e ke partnere jetë dhe në qoftë se partneri i jetës shtyhet më tej ti vazhdon të shtyhesh edhe përtej sepse të ndal nuk të ndalon dot vetja si te kushdo
Gerd Vaso: Në këtë jetë në qoftë se në një moment të caktuar në fund të fundit Nada humbi Gerdin, unë gjatë rrugëtimit tim mund të kem humbur shumë gjëra.
Ashtu?
Gerd Vaso: Personalitetin tim, dinjitetin tim karakterin tim im, Gerdin që isha i vërteti, i qeshuri me miq, me shokë, me shumë gjëra.
Pra ti thua…
Gerd Vaso: U fokusova në familje, u fokusova në profesion, u fokusova komplet në një jetë tjetër
Dhe ndryshova nga vetja dhe thua
Gerd Vaso: dola nga vetja ime.
Dole nga vetja jote?
Gerd Vaso: Patjetër që dola nga vetja, dola nga vetja ime për dashurinë, dola nga vetja ime për profesionin, për karrierën.
Me Roanin nuk jeni të prerë. Kush nga ju të dy është më i prerë me njëri-tjetrin, ti me Enadën apo Enada me ty? Prerë domethënë, unë jam këtu.
Gerd Vaso: Enada ka qenë më strikte gjithmonë, më e prerë në vendime në gjëra situata
Po nuk duket
Gerd Vaso: Gjithçka
Nuk duket kështu nga jashtë, duket sikur vendimet i ke marrë ti. Kush je nga këta të dy?
Gerd Vaso: Jo, unë s’kam marrë asnjëherë vendime.
Nuk i ke marrë ë?
Gerd Vaso: Nuk i kam marrë asnjëherë vendimet, unë bija dakord me vendimet që merrte Enada
Bije dakord ose i pranoje?
Gerd Vaso: Bija dakord ose pranoja vendimet që merrte Enada. Kishte dhe momente të caktuara që ndoshta nuk mund të isha dakord edhe në aspektin e punës flasim shumë, po gjithmonë ruaja, doja atë qetësinë. Doja atë qetësi, nuk doja, nuk doja të krijoja situatat.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore