zoom

Aktualitet

U kap në Kakavijë/ Zbulohet pjesëmarrja në vrasjen e bujshme të vitit 2016, ekzekutues me pagesë

Ditën e sotme u arrestua një shqiptar në doganën e Kakavijës.

Shqiptari ende i paidentifikuar, rezulton me urdhër arresti nga Prokuroria e Pireut për veprën penale “bashkëpunim në vrasje me dashje”.
Policia greke nuk dha detaje më tepër, por u shpreh se shqiptari që kishte tentuar të hynte në Greqi ishte ndaluar nga sektori i verifikimit te pasaportave.

Mirëpo, shqiptari i vënë në pranga rezulton se ishte në kërkim për vrasjen e shqiptarit Rigert Dervishi, ndodhur më 13 nëntor 2016 në lagjen “Keratsini” të Pireut.

Për këtë ngjarje policia greke identifikoi dy autorë shqiptarë, njëri prej të cilëve, aktualisht 36 vjeç, në momentin e identifikimit në vitin 2018, rezultoi të ndodhej në burg për çështje droge.
Sipas policisë greke, viktima është qëlluar nga dy vrasës me pagesë gabimisht, pasi objektiv ishte baxhanaku i tij, shqiptari Th. V., sot 42 vjeç.

Dervishi kishte pikasur dy atentatorët teksa i ruanin banesën dhe ka dalë me automjet duke i ndjekur. Dy vrasësit teksa kanë parë viktimën që po i ndiqte, kanë menduar se ai ishte objektivi dhe kanë hapur zjarr ndaj tij.
Policia greke tha se vrasja ishte porositur nga një shtetas që ndodhet në Shqipëri, i cili ishte dënuar me parë për vrasjen e një pronari karburanti ne Shqipëri se bashku me baxhanakun e Dervishit. Pas daljes nga burgu, porositësi kishte filluar konfliktet me baxhanakun e viktimës dhe kishte porositur vrasjen e tij.