Aplikacion
“Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen nga familja ime, miqtë, të huajt dhe ata që nuk i kam takuar ende”, ka shkruar Ventura në një postim të shpërndarë në Instagram. “Marrja e dashurisë ka krijuar një vend që sigurt për veten time të re, por ky është vetëm fillimi. Dhuna në familje është problemi. Më ndodhi nga dikush që nuk e kisha menduar kurrë. Me shumë punë, sot jam më mirë, por gjithmonë do të jem duke u rikuperuar nga e kaluara ime.
Më pas ajo e ktheu fokusin e saj për të kërkuar mbështetje për të tjerët.
“Kërkesa ime e vetme është që TË GJITHË të hapni zemrën tuaj për të besuar viktimat që herën e parë. Duhet shumë zemër të thuash të vërtetën në një situatë në të cilën ishe i pafuqishëm. U jap dorën atyre që ende jetojnë në frikë. Qëndrojuni pranë njerëzve tuaj, mos i largoni. Askush nuk duhet ta mbajë këtë peshë vetëm. Ky rrugë shërimi nuk mbaron kurrë, por kjo mbështetje do të thotë gjithçka për mua”, e përfundoi ajo mesazhin e saj.
Combs dhe Ventura ishin të lidhur nga viti 2007 deri në vitin 2018. Në ankesën e saj që u zgjidh brenda një dite në nëntor 2023, Ventura pretendoi se Combs e përdhunoi atë në vitin 2018 dhe e kishte nënshtruar atë me vite të tëra abuzimesh të përsëritura fizike dhe të tjera gjatë marrëdhënies së tyre.
Fillimisht Combs i ka mohuar akuzat e saj, por ai kërkoi publikisht pas publikimit të videos së dhunës të kapur nga kamerat e sigurisë së një hoteli. /ZOOM.AL/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike