zoom

Lajme

U bë nënë për herë të parë, Fifi tregon momentin e zbulimit të gjinisë: Kam qarë 40 minuta, nuk e doja djalë

U bë nënë për herë të parë, Fifi tregon momentin e zbulimit të gjinisë: Kam qarë 40 minuta, nuk e doja djalë

Këngëtarja e njohur Fifi ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe emocional për periudhën e shtatzënisë, duke zbuluar edhe reagimin e saj kur mësoi gjininë e fëmijës.

E ftuar në podcastin “Mam” të Orinda Huta, artistja tregoi se kishte përjetuar një zhgënjim të momentit kur mori lajmin se do të bëhej nënë e një djali, pasi dëshironte një vajzë.

Ajo kujtoi se ndodhej në aeroport në SHBA, gjatë një udhëtimi nga Bostoni në New York, kur gjinekologia i kishte dërguar rezultatin. “I thashë: të lutem mos më trego që është çun… dhe ajo më tha: ‘Zemra, është çun’. Kam qarë 40 minuta në aeroport, sepse e doja gocë”, u shpreh Fifi, duke shtuar se dëshira për vajzë lidhej edhe me faktin që partneri i saj kishte tashmë një djalë.

Megjithatë, këngëtarja theksoi se ky ishte vetëm një reagim i çastit. Me kalimin e kohës dhe sidomos pas lindjes, ndjenjat e saj ndryshuan plotësisht.

Ajo përshkroi si të paharrueshëm momentin kur mori për herë të parë në krahë të birin, duke e cilësuar si një përjetim unik. “Ai një sekondësh më është dukur si 10 minuta, si në ‘slow motion’. Kur e kam parë videon më pas, kam kuptuar sa i veçantë ishte ai moment”, tregoi artistja, duke ndarë emocionet e para si nënë.

Postime të lidhura