zoom

Bota

Turqia ndryshon emrin, ja si do të quhet tani

Turqia do të ndryshojë emrin. Vendi i ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për të ndryshuar emrin, Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Lajmin e bëri të ditur ministri i jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, cili tha se ky proces është nisur për të rritur vlerën e vendit.

“Procesi i nisur nën udhëheqjen e presidentit tonë Erdogan për të rritur vlerën e vendit tonë ka ardhur drejt fundit. Me letrën e dërguar sekretarit të përgjithshëm, ne po regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhët e huaja në OKB si “Türkiye”.

Ndërkohë, qeveria në Ankara ka nisur tashmë fushatën e reklamimit për emrin e ri, në të cilën janë përfshirë 30 milionë njerëz.