Aplikacion
Nga sot, kalimi në tunelin e Llogarasë është me pagesë.
Pas dy sezonesh verore ku kalimi ishte pa tarifë, tashmë përdoruesit e mjeteve duhet të paguajnë, pas publikimit në Fletoren Zyrtare të çmimeve për secilën kategori mjetesh.
Skema e pagesës është ndarë në 5 kategori automjetesh:
Pra, vetëm për një rrugë kalimi në tunel, tarifat e përcaktuara nga Belinda Balluku dhe Petrit Malaj arrijnë deri në 5 mijë lekë. Nëse i njëjti mjet (autobus, kamion) do të bëjë edhe rrugën e kthimit duke u futur në tunelin e Llogarasë, kostoja do të shkojë 10 mijë lekë.

Tuneli i Llogarasë është një vepër infrastrukturore e sulmuar shpesh nga opozita dhe nën hetim nga SPAK.
Kostoja e ndërtimit të tunelit ka kapur vlerën mbi 260 milion €, ku janë zhvilluar disa procedura tenderimi, ku ekspertët kanë ngritur dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi.
Ndërtimi i tunelit nisi më 15 nëntor 2021, pas shpalljes së një gare tenderuese që u fitua nga një konsorcium turk i përbërë nga dy kompani: “Intekar Yapi” dhe “Asl Insaat”. Por tenderi mbart “flamur të kuq” për garë të pandershme, sipas Open Procurement Albania./ Zoom.al
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës