zoom

Bota

Trupat e NATO-s në Ukrainë? Kremlini kërcënon: Lufta do ishte e pashmangshme…!

Kremlini ka paralajmëruar të martën se konflikti mes Rusisë dhe Aleancës Ushtarake të NATO-s do bëhet i pashmangshëm nëse anëtarët evropianë të NATO-s dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë, ka raportuar “Reuters”.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili të hënën ka hapur dyert për kombet evropiane të dërgojnë trupa në Ukrainë, paralajmëroi që nuk ka konsensus për këtë hap, pasi aleatët pranuan të rrisin përpjekjet për të dërguar më shumë municione në Kiev.

“Fakti që po diskutojmë për mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë nga vendet e NATO-s është element shumë i rëndësishëm.

Në atë rast, ne nuk duhet të flasim për mundësinë, por për të pashmangshmen”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, kur u pyet për komentet e Macronit. /ZOOM.AL/