zoom

Bota

Trump urdhër Izraelit dhe Hamasit: Pajtohuni. Ktheni pengjet!

Trump urdhër Izraelit dhe Hamasit: Pajtohuni. Ktheni pengjet!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje të dielën për përparim në bisedimet për armëpushim në konfliktin në Gazë, duke bërë thirrje që palët të pajtohen për t’i dhënë fund luftës 20-mujore.

Një zyrtar izraelit ka thënë se janë duke u bërë plane që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu të udhëtojë në Uashington në javët që vjen, sinjal që mund të ketë lëvizje për një marrëveshje të re.

Duke folur në kushte anonime, ky zyrtar nuk ka pranuar të diskutojë fokusin e vizitës.

“PAJTOHUNI PËR MARRËVESHJE PËR GAZËN. KTHEJINI PENGJET!!!”, ka shkruar Trump në rrjetin social, Truth Social të dielën.

Trump i ka shtuar pritjet për një marrëveshje prej të premtes, kur ka thënë se marrëveshja për armëpushim mund të arrihet javën tjetër.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai ka thënë se “jemi duke punuar për Gazën dhe po përpiqemi të kujdesemi për të”.

Ai ka bërë thirrje të vazhdueshme që Izraeli dhe Hamasi – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – t’i japin fund luftës në Gazë.

Ndërkohë, palestinezët e uritur janë duke jetuar në situatë të përshkruar si katastrofike.

Pas bllokimit të të gjitha ndihmave për dy muaj e gjysmë, Izraeli e ka lejuar një pjesë të vogël të ndihmave në territorin e Gazës në mesin e muajit maj. rel/