zoom

Bota

Trump sulmon Biden: S’e kuptoj se si hebrenjtë e votojnë, unë njoha Jerusalemin si kryeqytet!

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk mungon asnjëherë me deklaratat e tij polemizuese, edhe pse prej disa vitesh përballet me hetime dhe procese gjyqësore, teksa synon rikthimin në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka deklaruar se çdo hebre që voton për Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, nuk e do Izraelin.

Trump i tha gazetës konservatore Real America’s Voice se ai nuk e kupton se si një hebre mund të votojë për Biden ose një demokrat, sepse demokratët janë 100 përqind në anën e palestinezëve.

Ish-presidenti vazhdoi se ai ishte më shumë pro-Izraelit se çdo president tjetër që ka qenë në pushtet deri tani.

“Kur isha në Shtëpinë e Bardhë nga 2017 deri në 2021, njoha Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe zhvendosa ambasadën e SHBA atje. Sinqerisht, është e pabesueshme që historikisht hebrenjtë votojnë për demokratët. Nuk e kuptoj këtë”, tha ai mes të tjerash. /ZOOM.AL/